Sigal Prishtina përfaqësohet me tri basketbollistë në pesëshen më të mirë të stinorit në Ligën Ballkanike (BIBL).
Prishtinasi u rishpallën kampion të kësaj lige evropiane, ku tre lojtarë të saj kanë zënë vend në ekipin më të mirë të vitit.
Sipas përzgjedhjes nga eurobasket.com, Dardan Berisha, Mohamed Abukar (që u shpall edhe zyrtarisht MVP i stinorit në BIBL) dhe Jason Washburn janë tre basketbollistët e Sigal Prishtinës që kanë hyrë në ekipin e vitit.
Ndërsa dy vendet tjera gjenden Lamont Jones, organizator i ekipit të Mornarit të Tivarit si dhe alo-qendra e Pejës, Nenad Delic. /Telegrafi/