Site icon Telegrafi

Pesëshja e javës në Superligën e Basketbollit të femrave

Java e gjashtë e Superliga Femrat solli disa ndeshje të jashtëzakonshme.

Basketbollistja më e mirë e kësaj xhiro ishte Amari Heard nga KBF Bashkimi, e cila arriti dyshifror të dyfishtë me 23 pikë, 10 kërcime dhe një asistim, duke udhëhequr ekipin e saj në një fitore të rëndësishme.

Bashkimi vazhdon dominimin e tij në Superligë, duke regjistruar gjashtë fitore në po aq ndeshje. Në përballjen e tyre me Prishtinën, që përfundoi me rezultatin 71:78, nuk ishte vetëm Heard që shkëlqeu, por edhe Arbnore Përquku, e cila kontribuoi me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime – një paraqitje e jashtëzakonshme që ndihmoi ekipin të mbajë ritmin e fitoreve.

Në një ndeshje tjetër të rëndësishme, Junior 06 siguroi  fitore duke mundur Trepçën. Këtu, performanca e Tanya Gordon ishte e shkëlqyeshme me: 40 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
Po ashtu, Peja 03 regjistroi fitoren e katërt, ku Veronika Liubitines dha një paraqitje të mrekullueshme me 26 pikë, 17 kërcime dhe një asistim, ndërsa Anila Selmani gjithashtu shkëlqeu me 18 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, duke kontribuar në suksesin e ekipit të saj.

Top 5

Amari Heard (KBF Bashkimi) – 23 pikë, 10 kërcime, 1 asistim
Arbnore Përquku (KBF Bashkimi) – 16 pikë, 6 kërcime, 11 asistime
Veronika Liubitines (KFB Peja 03) – 26 pikë, 17 kërcime, 1 asistim
Anila Selmani (KFB Peja 03) – 18 pikë, 5 kërcime, 3 asistime
Tanya Gordon (Junior 06) – 40 pikë, 10 kërcime, 1 asistim

Superliga femrash vazhdon të ofrojë ndeshje të paharrueshme dhe lojëra me performanca të larta, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e pasionuar të tifozëve.

Exit mobile version