Site icon Telegrafi

Pesëshja dhe MVP i xhiros së pestë në Superligë

Damiree Burns është ylli i kësaj jave në ProCredit Superligë.

Basketbollisti amerikan është njëri nga më të mirët e Sigal Prishtinës në këtë edicion dhe njëri nga më të merituarit për formën e mirë të bardhekaltërve.

Ai ndaj Pejës shkëlqeu me 23 pikë e 22 kërcime, duke pasur indeksin 42, më të lartin e kësaj xhiro dhe njërin nga më të lartit në këtë edicion. Burns shpallet MVP i javës së pestë.

Bora regjistroi fitoren e parë, duke mundur Vëllaznimin, derisa Alex Aveion Lomax e mbylli ndeshjen me 15 pikë, 16 kërcime dhe gjashtë asistime.

Bashkimi regjistroi fitoren e pestë nga pesë ndeshje, ku më i miri ndaj Golden Eagle Yllit ishte Mack Smith me 22 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Trepça u rikthye te fitore, ku mundi Proton Cable Prizrenin, ndërsa u dalluan Desmond Cambridge me 20 pikë, katër kërcime dhe dy asistime dhe Malik Johnson me 20 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.

MVP

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 22 kërcime, 1 asistime, 42 indeksi

Top 5

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 22 kërcime, 1 asistime, 42 indeksi

Alex Aveion Lomax (Bora) 15 pikë, 16 kërcime, 6 asistime, 27 indeksi

Mack Smith (Bashkimi) 22 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Desmond Cambridge (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi

Malik Johnson (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 7 asistime, 23 indeksi

Exit mobile version