Rreth 500 franzec të cilët udhëtojnë në Evropë (Europ’raid) do të kalojnë edhe në Maqedoni. Ata në vendin tonë do të ndalen në Makedonska Kamenica.
Francezët do të arrijnë më 10 gusht në orët e pasditës, ndërsa si stacion të parë e kanë shkollën fillore “Shën Kirili dhe Metodi”. Ata do të dhurojnë mjete shkollore për nxënësit në këtë shkollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë të mbahet edhe defilim, pasi gjithë këto francezë të rinj nëpër Evropë po udhëtojnë makina “Peugeot 2005”. Pas qëndrimit një natë në Makedonska Kamenica, francezët do të udhëtojnë për në Bullgari.
Kjo ngjarje është e mbështetur me logjistikë edhe nga Komuna e Kamenicës./Telegrafi/