Sot (e enjte) bëhen 15 vite që nga koha kur gazetari i njohur, Nezir Istrefi, është ndarë nga jeta.
Babai i këngëtareve të famshme kosovare: Nora dhe Era Istrefi, humbi jetën në një aksident tragjik 15 vite më parë.
Këngëtarja Nora Istrefi e ka kujtuar përvjetorin e vdekjes së të atit, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar në fëmijërinë e këngëtares, ku Nora shfaqet në krahët e babait të saj.
Ndërkohë, më pas, ajo ka publikuar edhe një fotografi tjetër të të atit të ndjerë, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Përvjetori i 15-të, të dua përgjithmonë”.
Me të njëjtën fotografi, këtë përvjetor të hidhur e ka kujtuar edhe motra e saj e vogël, këngëtarja Era Istrefi. /Telegrafi/