Bored Panda ka përpiluar një fotogaleri në të cilën mund të shihen shoferët më të papërgjegjshëm, që nuk zgjedhin vendin e duhur për ta parkuar veturën.
Por, edhe pse kanë shkelur ligjin duke parkuar në mënyrë të palejueshme, ata janë “ndëshkuar” nga vetë qytetarët që u kanë lënë porosi të ndryshme por edhe kanë përdorur metoda interesante për t’i mbushur mend, me qëllim që të mos e përsërisin gabimin, transmeton Telegrafi.
Në shikim të parë fotot duken aq qesharake, sa që shumë persona që kanë pasur rastin t’i shohin, kanë pyetur se çfarë kanë menduar shoferët e këtyre veturave.
Në disa foto shihet një veturë e parkuar në mes dy parkingjeve duke u ndalur në mes të vijës që ndan dy hapësira për dy vetura, por atyre u janë lënë porosi nga shoferët tjerë që janë nervozuar nga veprimet e tyre. /Telegrafi/