Telegrafi

Pesëmbëdhjetë media të huaja janë akredituar për zgjedhjet në Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga gazetarë nga pesëmbëdhjetë media të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

55 gazetarë të huaj që morën akreditime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të raportojnë për zgjedhjet në terren.

Ekipi më i madh nga 18 gazetarë dërgohet nga “Al Jazeera Ballkan”, ndërsa ekipe të tyre ose gazetarët do të kenë edhe Reuters, AFP, Zëri i Amerikës, Associated Press, televizioni kombëtar grek ERT, agjensia e lajmeve ANA-MPA, News247, ARD gjermane, Foto Agjencia Evropiane – EPA, Radio dhe Televizioni turk, Agjencia Anatolia, Euro News Albania, Radio Televizioni i Kosovës, BBC Serbia dhe Al Jazeera në anglisht.

Disa media të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespodentëve të tyre në vend./Telegrafi/