Telegrafi

Pesëfishohet çmimi i taksës për hyrjen e qytetarëve në Stacionin e Autobusëve (Foto)

Stacioni i Autobusëve të Prishtinës ka vendosur një taksë për qytetarët, të cilët hyjnë në stacion, prej 10 centëve qysh nga shtatori i vitit 2017.

Mirëpo, kjo tarifë është pesëfishuar, pa paralajmërim paraprak të qytetarëve.

Në një foto të dërguar në redaksinë e Telegrafit nga një qytetar, shihet se çmimi për hyrje në plato të stacionit të autobusëve prej 10 centëve është rritur në 50 cent ditëve të fundit. /Telegrafi/