Site icon Telegrafi

Pesëdhjetë vjet vozit pa leje

Policia në Sydney e ka ndaluar një vozitës 67-vjeçar dhe ka vërtetuar se ai nuk posedon leje të vozitjes, por ai u ka pranuar se që 50 vjet vozit pa kaluar testin e vozitjes.

Policët e trafikut e kanë ndaluar krejt rastësisht, për shkak se nuk ishte ndalur në një vend për shkak të shenjës së trafikut.

Ai duhet të paraqitet para gjyqit në tetor dhe të sqarojë pse vozit pa leje qysh prej kohës kur Dwight Eisenhower ka qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version