Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet,i në emisionin “038” të KTV-së ka thënë se prej që e udhëheq Komunën më të madhe në vend ndaj tij janë ngritur 50 kallëzime penale.
“Vetëm Flamur Shala i LDK-së më ka bërë disa padi, e ka edhe nga ata ndërtues që ua kam ndërprerë punën pa leje”, ka thënë Ahmeti, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se është paditur që nuk ka raportuar në Kuvend Komunal, por që sipas tij raportit ua ka dërguar këshilltarëve komunalë dhe që mund edhe ta e lexojnë në Kuvend Komunal.