Site icon Telegrafi

Pesëdhjetë anëtarë të rinj të Korpusit amerikan të paqes janë në Shkup

Pesëdhjetë vullnetarë të rinj nga Korpusi amerikan të paqes arritën sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata i bashkohen grupit prej më shumë se 700 shtetas amerikan, që kanë kryer punë vullnetare në Maqedoni që nga viti 1996 e deri më sot.

“Ky është grupi më i madh i vullnetarëve në historinë e Korpusit amerikan të paqes në Maqedoni. Nga viti në vit, numri i vullnetarëve rritet. Kjo tregon interesimin e madh që ekziston te amerikanët për të shërbyer në Maqedoni”, u shpreh Mark Hannafin, drejtoi i Korpusit amerikan të paqes në Maqedoni, i cili së bashku me të punësuarit në Korpusin amerikan të paqes ishin në aeroportin e Shkupit për të bërë pritjen e vullnetarëve të rinj.

Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Maqedoni, siç informojnë nga Korpusi i paqes, vullnetarët amerikanë do të punojnë si ligjërues të gjuhës angleze, defektologë, si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në bashkëpunim me shkolla fillore dhe të mesme, institucione shtetërore, komuna dhe organizata joqeveritare./Telegrafi/

 

Exit mobile version