Janë zbuluar edhe pesë emra tjerë të mëdhenj që nuk do mund ta fitojnë ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Pas eliminimit të Toni Kroos, Luka Modric, Dimitri Payet, Robert Lewandowski dhe Paul Pogba, tani ka ardhur edhe pesëshja me yjet tjera të eliminuara nga gara.
Kështu, pas Pogbas, vjen mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, i cili gjendet po ashtu në pozitën e 14-të me katër pikë, ndërsa vendi i 13-të i takon yllit suedez të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, me vetëm pesë pikë, shkruan Telegrafi.
Vendi i 12-të i takon gardianit të kombëtares portugeze, Rui Patricio, i cili ka grumbulluar në këtë garë gjashtë pikë, teksa pas tij vjen ylli i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang me shtatë pikë.
Pesëshja e dytë përfundon me emrin e portierit italian të Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili këtë garë e ka përmbyllur në pozitën e nëntë. /Telegrafi/