Aktori i mirënjohur i filmit “Fast & Furious”, Paul Walker, u nda nga jeta në vitin 2013 si pasojë e një aksidenti të rëndë me veturë.
Ai vdiq në moshën 40-vjeçare pas një karriere të bujshme në kinematografinë ndërkombëtare.
Për të sjellë në kujtesën e publikut karrierën dhe të bëmat e saj, është përgatitur një dokumentar i cili do të shfaqet muajin e ardhshëm.
Dokumentari mban titullin “Unë jam Paul Walker”, ndërsa shtjellon të gjitha ngjarjet në jetën e tij.
Dokumentari është prodhuar nga kompania filmike “Network Entertainment”.
Në kanalin YouTube është publikuar trileri i këtij dokumentari, i cili në pika të shkurtra shfaq disa copëza ng periudha të ndryshme të jetës së tij.
Pjesë e dokumentarit janë edhe shumë miq, familjarë e të afërm të aktorit të ndjerë.
“Unë jam Paul Walker” do të shfaqet për herë të parë më datë 11 gusht. /Telegrafi/