Telegrafi

Pesë vjet nga referendumi për “e Veriut”, Maqedonia në NATO, ende po pret për në BE

Në datën e sotme, më 30 shtator 2018 u mbajt referendumi me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, varet kë pyesni.

Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe qeveria thanë se ka qenë i suksesshëm, gjegjësisht shumica e atyre që kanë shkuar për të votuar janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa OBRM ka kritikuar se referendumi ka qenë i pasuksesshëm sepse më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore nuk votuan.