Telegrafi

Pesë vjet nga martesa mbretërore në Britani të Madhe

Janë bërë pesë vite që kur Princi Willam dhe Dukesha Kate Middleton kanë lidhur kurorë. Prejse janë martuar, me 29 prill 2011, çiftin e kanë përcjell shumë ngjarje së bashku.

Ata kanë marrë pjesë në Lojëra Olimpike, kanë dy fëmijë, kanë festuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës si dhe kanë qenë në dhjetëra ngjarje të tjera zyrtare në gjithë botën, transmeton kp.

Dasama e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit ishte përcjell nga miliona njerëz në gjithë botën.

Kate kur është martuar, nga fjalori i saj e ka larguar fjalën “urdhëroj”, njësoj siç kishte vepruar edhe nëna e Williamit, Princesha Diana kur ishte martuar me Princ Charles në 1981.