Më parë ishte lojtar i suksesshëm i Interit, Real Madridit dhe Milanit, Clarence Seedorf, por duket se nuk po i shkon për dore puna e trajnerit.
Holandezi u shkarkua si përzgjedhës i ekipit kombëtar kamerunas, njofton Federata e Futbollit të Kamerunit.
Holandezi është zëvendësuar sepse Kameruni, si kampion në fuqi i Kupës së Kombeve të Afrikës, u eliminua në 1/8 e finales kundër Nigerisë duke pësuar humbje me rezultat 3:2.
Edhe përpara turneut në Egjipt, Seedorf u godit nga publiku në Kamerun, për shkak të rezultateve në kualifikimet dhe mungesën e lojtarëve individualë.
Së bashku me të, gjithashtu u largua edhe ndihmësi Patrick Kluivert, një ish-shok i kombëtares holandeze.
Ndryshe, 43-vjeçari udhëhoqi për një vit e gjysmë kamerunasit derisa brenda pesë vjetëve karriere si trajner është shkarkuar edhe nga Milani, Shenzhen dhe Deportivo nga La Coruna. /Telegrafi/