Avokati ka thënë se do të ankohet në vendimin e gjykatës dhe se klienti i tij nuk e ka ditur që gjatë tërë kohës e kanë incizuar derisa po jepte deklaratën e tij për televizionin libanez LBC e cila është emetuar më 15 korrik të këtij viti.
Në programin e këtij televizioni Abdul-Jawad kishte folur për përvojën e tij seksuale, përderisa fjalët e tij kanë tronditur publikun në Arabinë Saudite, të cilët shumë rrallë ndodhë të dëgjojnë deklarata të tilla.