Telegrafi

Pesë vite përkrahje për Precise Pangolin

Me këtë veprim Canonical barazoi kohëzgjatjen e përkrahjes për versionet server dhe desktop të LTS-së duke siguruar kështu që shfrytëzuesit nëpër një periudhë të gjatë të kenë përkrahjen e premtuar, e cila deri tani ishte vetëm tri vite për shfrytëzuesit e versionit për desktop. Në këtë mënyrë, shfrytëzuesit ndërmarrës munden më lehtë të marrin vendimin rreth përdorimit të Ubuntus në ambientet me agilitet më të ulët.

Ubuntu 12.04 në Alpha mund të shkarkohet qysh prej 1 janarit, beta gjatë marsit, e versioni final do të arrij me 26 prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/