Site icon Telegrafi

Pesë vite pa Dr.Florin, përkujtohet me mall nga miku i tij i ngushtë, Landi Hysi

Kantautori i njohur Dr. Flori, ndërroi jetë pesë vite më parë, duke lënë përherë të pikëlluar familjen, miqtë dhe gjithë publikun.

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa vite, këngëtari i ndjerë ka lënë gjurmë të mëdha në artin shqiptar përmes këngëve të bukura që ka krijuar ndër vite.

Dhe në përvjetorin e vdekjes, miku i tij i grupit “WSF”, Landi Hysi, ka publikuar një fotografi të tij në Instagram, përmes së cilës i bën një dedikim mjaft prekës.

“Më beso kur them, ende zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një delusion për sa ke lënë pas, por mbi gjithçka e pavarësisht se jeta shkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë, Tirona jonë e tutje”.

Lexo po ashtu Landi i WSF përmallohet për mikun e ngushtë: Nuk i dua trofetë, më ktheni Dr.Florin

“E kujtoj shumë mirë kur the Krahët e tua do je, Tani, mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund te jesh i drejtë kur mbi ty shkelojmë. Atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë”, ka shkruar në përkujtimin e tij Landi Hysi.

Kujtojmë se Dr. Flori vdiq nga mbidoza në moshën 35 – vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version