Telegrafi

Pesë viktima dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë konfirmuar 152 raste të reja me Coronavirus nga gjithsej 785 testime.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 74, pasuar nga Durrësi me 21, Korça 13, Elbasani 12 dhe Lezha 8.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar me Coronavirus, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar.

148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur pesë persona: një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi dhe një 74-vjeçar nga Burreli.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipërisë me Coronavirus janë konfirmuar gjithsej 8427 persona, prej tyre 4,332 janë shëruar, 3,845 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 250 pacientë. /TCH/