Site icon Telegrafi

Pesë videot tronditëse nga sulmi në Capitol, të paraqitura në gjyqin e fajësimit të Trump

Në “ndjekjen penale” të tyre ndaj Donald Trumpit për nxitjen e sulmit të 6 janarit ndaj Capitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DC, menaxherët demokratë janë përqendruar në videot e ngjarjes, duke përfshirë pamjet e papara më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, menaxherët, të cilët veprojnë si prokurorë në këtë çështje, i kanë treguar pamjet audiencës së tyre të senatorëve, të cilët në fakt veprojnë si juristë.

Dhe pamjet tronditëse të shfaqura të mërkurën zbuluan shkallën e plotë dhe rrezikun e sulmit në Capitol, duke përfshirë kërcënime për disa senatorë të cilët tani ishin ulur në dhomë gjatë gjyqit.

Këtu janë disa nga momentet kryesore:

Mitt Romney u shpëtua nga Eugene Goodman

Eugene Goodman, oficeri i policisë në Capitol i cili tashmë është vlerësuar si një hero për veprimet e tij gjatë sulmit në Capitol, u zbulua se gjithashtu i shpëtoi jetën potencialisht senatorit republikan Mitt Romney.

Pamjet video treguan Goodman duke paralajmëruar Romney se protestuesit po vinin drejt tij menjëherë pasi ndërtesa “u thye” nga një turmë mbështetësish të Donald Trump.

Turma në kërkim të Mike Pence, i cili ishte me familjen e tij

Protestuesit në Kapitol kishin në shënjestër ish-zëvendëspresidentin, i cili refuzoi të ndihmonte shefin e tij, Donald Trump, “të prishë” rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në videon e treguar të mërkurën, protestuesit brohorisnin “Vareni Mike Pence!” dhe “Sillni Pence!” ndërsa ata endeshin nëpër salla duke kërkuar atë dhe ligjvënësit e tjerë. Jashtë, turma ngriti një trekëmbësh të improvizuar në fushë afër Capitolit.

Kryengritësit gjithashtu kërkonin Nancy Pelosi

Pamjet e sigurisë të treguara nga Stacey Plaskett, një nga menaxherët demokrat, treguan kryengritësit që kërkonin kryetaren e Dhomës, Nancy Pelosi, pasi hynë në Capitol. /Telegrafi/

Exit mobile version