Site icon Telegrafi

Pesë veturat e reja evropiane që ofrojnë sigurinë më të lartë (Foto)

Euro NCAP ka bërë edhe këtë vit renditjen e pesë veturave evropiane, që ofrojnë siguri të lartë gjatë vozitjes dhe në rast aksidenti.

Organizata që merret me siguri ka bërë simulimet e përplasjeve të secilës makinë, në mënyrë që të vlerësojë në formë të pavarur se çfarë mund të ndodhë në këto raste, transmeton Telegrafi.

Më poshtë janë pesë veturat që janë lansuar së fundmi, që kanë marrë notat më të larta nga vlerësuesit e kompanisë.

SKODA KODIAQ

Prodhuesi çek Skoda ka zënë dy pozita në këtë listë

Makina më e madhe SUV në të cilën mund të ulen shtatë persona, mund të blihet me çmim fillestar prej 28 mijë eurove. Çmimi është i lartë, por Kodiaq ofron vozitje të qëndrueshme, pajisje adekuate, opsionin për vozitje me katër rrotë dhe shumë siguri.

BMW 5 SERIES

Modeli i ri 5 Series ofron edhe më shumë siguri

Modeli tërësisht i ri 5 Series, është një kryevepër në botën e automobilizmit. Duke ofruar të gjitha mundësitë për vozitësin dhe rehatinë për udhëtarët tjerë, të gjithë janë të sigurt nga konstrukti shumë i fortë.

SKODA FABIA

Nuk mungon siguria as te Fabia 

Prodhuesi çek ka zënë edhe një vend në këtë listë, kësaj radhe me një veturë shumë më të vogël në krahasim me Kodiaqin. Modeli Fabia që ka hapësirë të vogël është i përkryer sa i përket sigurisë gjatë vozitjes, si dhe në raste përplasjes.

AUDI A3

Prodhuesi gjerman ka vë siguri të lartë në modelin A3

Kushton më shtrenjtë se makinat tjera familjare, por në A3 janë të bashkuara në mënyrë të mrekullueshme rehatia, balanca dhe kontrolli. Me të gjitha pjesët motorike të punuara nga teknologjia e lartë, si dhe hapësirë të bollshme, vetura ofron edhe nivel të lartë sigurie.

VW TOURAN

Siguri maksimale për shtatë udhëtarët

Mund të gjinden edhe modele më të lira që kanë nga shatë ulëse, por ato mund të jenë të rrezikshme gjatë vozitjes së shpejtë dhe në rast përplasjesh. Volkswagen ka bërë bashkë në këtë Touran ofrimin e vozitjes sikur një shofer profesionist, si dhe qëndrimin në hapësirë të bollshme për udhëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version