Telegrafi

Pesë vetura të përfshira, katër të lënduar – pamje nga aksidenti në Veternik të Prishtinës (Foto/Video)

Në një aksident zinxhiror të ndodhur në orët e mbrëmjes në Veternik të Prishtinës janë përfshirë pesë vetura.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës, sipas të cilës, si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë, në pamje të siguruara nga Telegrafi, shihen veturat e dëmtuara në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen Veternik, në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete ku janë lënduar katër persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar edhe kolonë të gjatë të automjeteve në këtë pjesë të Prishtinës. /Telegrafi/