Telegrafi

Pesë vendet e Eurozonës qetësojnë bankat

Në deklaratën e dhënë nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia thuhet se në ndihmat financiare për Irlandën nuk duhet të përdoren para private. Deklarata u bë publike gjatë takimit të G-20 në Seul.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se BE ka përgatitur një plan shpëtimi me financat shtetërore, i cili mund të përdoret për problemet akute financiare të vendeve anëtare. Me këtë deklaratë u hiqet frika bankave private garante të Irlandës së mbytur në borxhe. /Telegrafi/