Telegrafi

Pesë vende firmosin marrëveshje për “Nabuko”-n

Gazësjellësi, do të duhej prej vitit 2014 ta furnizojë Evropën me Gaz nga Deti Kaspik dhe nga Lindja e Afërt dhe ta zvogëlojë varshmërinë e Evropës nga gazi rus, transmeton Makfaks-i.

Marrëveshjen, duhet ta firmosin liderët e Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë, pesë vendet nëpër të cilat do të kalojë gazësjellësi.

Gazësjellësi Nabuko, me gjatësi prej 3300 kilometrave, duhet t`i lidhë tregjet e Evropës Qendrore dhe Evropën Juglindore, me vendet prodhuese nga rajoni i Detit të Zi – Kaspikut dhe Azisë Qendrore.

Fuqia projektuese e Nabuko-s është 25-31 miliardë metra kub gaz në vit.

Autoritetet turke lajmëruan se nga projekti Nabuko vendi do të inkasojë 4,2 miliardë euro në vit nga taksa tranzitore.

Vetëm në Turqi për ndërtimin e aksit të gazësjellësit, do të punësohen rreth 5000 persona.