Telegrafi

Pesë ushtrime për ta formuar prerjen V, pas së cilës çmenden vajzat

Nëse jeni lodhur duke shkuar vazhdimisht në palestër dhe nuk po vëreni rezultate, atëherë ky artikull është i përsosur për ju.

Por ju duhet të keni parasysh diçka, disa njerëz kanë predispozita më të mira gjenetike dhe, për ta, procesi është më i shkurtër dhe më i lehtë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë ta formoni një prerje të përsosur V.

PARA SE T’IA NISNI USHTRIMEVE…

Si fillim, përpiquni ta ulni yndyrën trupore.

Ju jeni duke humbur kohë dhe duke u munduar shumë me të njëjtat ushtrime nëse nuk jeni duke ngrënë siç duhet.

Në këtë rast, është vetëm një sekret: ju duhet të hani më pak kalori sesa që digjni. Asgjë më shumë. Dhe po, nuk është e lehtë.

E dyta është se duhet të flini më shumë. Studimet kanë vërtetuar se aq më shumë që flini, aq më shumë lirohet hormoni i rritjes.

Është pikërisht ky hormon që ju nevojitet për ta pasur një trup të përsosur dhe për t’i kontrolluar nivelet e yndyrës.

Këto janë pesë ushtrimet që ju ndihmojnë ta formoni më shpejt prerjen V:

Ngritja e këmbëve duke u mbajtur në hekur – Përsëriteni këtë ushtrim 3 herë me 10-20 përsëritje

Barkore prapthi – Bëni 3 seri me nga 20 përsëritje

Ngritja e këmbëve kur jeni të shtrirë në shpinë – Bëni 3 seri me nga 15-20 përsëritje

Ushtrimi me rrotë – Bëni 3-4 seri me nga 10-15 përsëritje

Qëndroni në pozitën “V” – Qëndroni në këtë pozitë për të paktën 30 sekonda deri në 2 minuta. /Telegrafi/