Kifoza ose përkulja është një lakim i shtuar i shtyllës kurrizore në pjesën e gjoksit, por mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të shtyllës kurrizore
Është një deformim i shtyllës kurrizore që vihet re veçanërisht në pozicionin ulur.
Kifoza karakterizohet nga përkulja e shpatullave, të cilat tërhiqen përgjatë gjoksit dhe kokës përpara, ndërsa barku është i relaksuar dhe i fryrë, transmeton Telegrafi.
Kifoza shpesh shoqërohet me disa deformime të këmbëve. Karakterizohet nga dhimbje të padurueshme në shpinë dhe në shpatulla, për shkak të të cilave aktivitetet e përditshme bëhen të vështira.
Arsyeja më e zakonshme për këtë është mungesa e lëvizjes, ose, nga ana tjetër, shumë lëvizje, ose përsëritja e gabuar e veprimit, si p.sh. përkulja e gabuar ose ngritja me ngarkesë.
Ju sjellim pesë ushtrime të thjeshta për drejtimin e shtyllës kurrizore, domethënë pjesën e sipërme të shpinës, të cilat do t’ju lehtësojnë dhimbjet në këtë pjesë të trupit.
Kifoza karakterizohet nga përkulja e shpatullave, të cilat tërhiqen përgjatë gjoksit dhe kokës përpara, ndërsa barku është i relaksuar dhe i fryrë.
/Telegrafi/