Pesë turistë të huaj vdiqën pasi një aeroplan privat që po udhëtonin u rrëzua në det menjëherë pas largimit nga ishulli Roatán, pranë brigjeve Atlantike të Hondurasit
Zyrtarët lokalë dhanë detaje rreth rastit duke shtuar se katër nga viktimat ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kombësia e viktimës së pestë ende nuk ishte përcaktuar.
Autoritetet thanë se nuk mund të konfirmonin shkakun e rrëzimit.
Aeroplani u drejtua në qytetin turistik të Trujillos, rreth 80 kilometra nga Roatán, një ishull piktoresk të frekuentuar nga turistë amerikan, kanadez dhe ata evropian. /Telegrafi/