Telegrafi

Pesë truqe si të kenë aromë të mirë tepihët tuaj sikur të jenë sapo të larë

Sot tepihët rrallë lahen me dorë, sepse njerëzit nuk kanë kushte për t’i larë, andaj kryesisht i dërgojnë te profesionistët

Është e rekomandueshme që ta bëni këtë së paku një herë në vit, si edhe rregullisht t’i pastroni me thithëse pluhuri në çdo 2-3 ditë, transmeton Telegrafi.

Nëse keni kanakarë në shtëpi, pastroni me thithëse pluhuri çdo ditë, madje edhe më shpesh.

Po japim edhe disa këshilla të cilat duhet t’i respektoni, nëse dëshironi që tepihët të kenë aromë të freskët dhe të jenë të pastër, sikur të jenë sapo të larë!

1. Qitni mbi tepih sodë bikarbonati, në mënyrë që të “përzini” ndotjen dhe t’i eliminoni aromat e pakëndshme. Pas gjysmë ore, pastroni mirë me thithëse pluhuri.

2. Nëse tepihu është i lagësht apo në hapësirë ka lagështi të madhe, në vend të sodës së bikarbonatit përdorni uthullën. Spërkatni tepihun me uthull dhe uthulla do të zbërthejë ndotjen dhe do t’i eliminojë aromat e pakëndshme.

3. Për tepih të pastër, i cili do të ketë aromën sipas shijes suaj, përzieni një filxhan të vogël boraks dhe 15 pika vaj të parapëlqyer eterik. Qitni nëpër tepih, lëreni të qëndrojë, pastaj pastroni me thithëse pluhuri.

4. Freskuesi i rrobave gjithashtu ka efekt të mirë, nëse dëshironi tepih me aromë të mirë.

5. Madje edhe kur ta pastroni me themel, aromat e pakëndshme të kanakarëve shtëpiakë janë shumë kokëforta dhe një kohë të gjatë qëndrojnë në tepih. Për t’i eliminuar nga tepihu, qitni në gjysmë litri ujë të nxehtë dhjetë pika vaj eterik të pepermintit apo dy lugë ekstrakt peperminti, përzieni mirë, pastaj spërkatni mbi tepih dhe lëreni të thahet.

Këshillë shtesë

– Mos përdorni sapun për pastrim të tepihëve, sepse tërheq ndotjen, ndërkaq është e pamundur ta eliminoni tërësisht nga tepihu.

– Kur ushqimi të bjerë në tepih, menjëherë mblidheni dhe pastroni njollën sa të mundeni në mënyrë që në tepih të mos futet aroma e keqe. /Telegrafi/