Telegrafi

Pesë trendë të pashmangshëm vjeshtorë! Adhuruesit e minimalizmit do t’i adhurojnë

Modelet e thjeshta të gardërobës edhe këtë sezon janë afër majës së listës së modës

Sipas Vogue, ky sezon është i rezervuar për rroba të thjeshta mode pa detaje të shumta, transmeton Telegrafi.

Rrobat njëngjyrëshe janë elegancë absolute. Me stilin e këtillë, veshja, bëhet më e thjeshtë dhe më e lehtë, ndërkaq çdoherë veshja me siguri do të jetë pa gabime.

Kjo vjeshtë nuk mund të kalojë pa këto pjesë rrobash:

Çizme me taka katrore

Pos që duken mirë, çizmet me taka të këtilla janë shumë të rehatshme. Pa probleme do ta kaloni tërë ditën në to, ndërkaq do ta përbëjnë çdo kombinim mode.

Trikot e gjera

Rrobë e cila do t’ju mbajë ngrohtë në ditët e ftohta dhe do ta bëjë interesant çdo veshje. Trikot me mëngë të gjera janë hit absolut.

Këmisha e bardhë

Këtë pjesë rrobash çdokush duhet patjetër ta ketë. Me të çdo kombinim do të duket modern dhe elegant. Kombinohet perfekt me xhinse, pantallona, funde, pothuajse me çdo rrobë tjetër. Këmisha e bardhë e mirë është investim i cili do t’ju shpaguhet.

Fustani triko deri te gjunjët

Kjo pjesë e rrobave në çdo rast do t’ju sigurojë dukje të përsosur. Fustanet e këtilla mund të barten edhe me këpucë të rrafshëta, por edhe me taka.

Çanta e zezë e thjeshtë

Çanta me ngjyrë të zezë me numër të madh detajesh lehtë përshtatet me të gjitha kombinimet, andaj nëse vendosni të investoni në çantë cilësore të zezë, do t’ju shpaguhet. /Telegrafi/