Site icon Telegrafi

Pesë trena kishin kaluar, para se adoleshentja të gjendej e vdekur mbi hekurudhë! (Foto)

Trupi i vdekur i një vajze adoleshente u gjet mbi shinat e trenit, derisa pesë trena deri në momentin e gjetjes së trupit kishin kaluar përmes hekurudhës, të cilët po vinin nga ana e kundërt e shinave.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Taiyah-Grace Peebles, e cila po kthehej nga një mbrëmje kur u nda nga shokët për të shkuar në një tualet.

Ata po ktheheshin nga një mbrëmje në Whitstable në Kent kur shokët e saj e lanë vetëm 16-vjeçaren në platformën e stacionit të Herne Bay, vetëm pak pas orës 11 të mbrëmjes të së martës së kaluar.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur më tej, trupi i saj u gjet në shinat e trenit rreth orës 6.45 të mëngjesit në vijim.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, kanë qenë pesë trena të lidhur me Londrën që do të kalonin përmes Herne Bay atë mëngjes, i pari rreth orës 4.59.

Pasi ishte zbuluar trupi i pajetë i 16-vjeçares, thuhet se është ndalur rryma elektrike dhe është pezulluar shërbimi hekurudhor.

E Taiyah u shpall e vdekur në vendngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version