Telegrafi

Pesë transferimet më të shtrenjta të Eric Abidalit sa ishte drejtor sportiv te Barcelona

Eric Abidal tashmë është shkarkuar nga Barcelona nga posti i drejtorit sportiv.

Puna e tij si drejtor ishte e shkëlqyeshme, pasi kishte arritur t’i transferonte shënjestrat kryesore të klubit.

Por, zënka verbale me Lionel Messin që e kishte në shkarkimin e Ernesto Valverdes, bëri që pozita e tij të lëkundej.

Eric Abidal nuk është më pjesë e Barcelonës

Abidal gjatë punës së tij si drejtor sportiv arriti të transferonte disa lojtarët, mirëpo më poshtë i keni pesë më të shtrenjtat”

Antoine Griezamann për 120 milionë euro, Frenkie de Jong për 75 milionë, Miralem Pjanic për 65 milionë, Malcom për 41 milionë dhe Clement Lenglet për 36 milionë euro. /Telegrafi/