Bundesliga ishte mjaftë aktive në këtë afat kalimtar veror të transferimeve, derisa Bayern Munich e theu rekordin e transferimeve.
Bavarezët e transferuan Lucas Hernadez nga Atletico Madridi për shumën e 80 milionë eurove, e që u bë transferimi i tyre më i shtrenjtë në histori të tyre, por edhe të ligës.
Pas tyre, Borussia Dortmundi e riktheu Mats Hummelsin në skuadër, pikërisht nga kampioni në fuqi i ligës gjerman në një shumë prej 40 milionë euro.
Bayerni vazhdoi me transferime të tjera të majme, si ai i Benjamin Pavard nga Stuttgarti për shumën e 35 milionë eurove.
Pas tyre vije transferimi i ri i Bayer Leverkusenit, Kerem Dermiraby që kaloi nga Hoffenhemi për 32 milionë euro.
Në vendin e pestë është Thorgan Hazard, ish-anëtari i Chelseat, që u transferuar te Dortmundi për 26 milionë euro nga Borussia Monchegladbach. /Telegrafi/
The top five most expensive Bundesliga signings this summer:
• Lucas Hernández → Bayern
• Mats Hummels → Dortmund
• Benjamin Pavard → Bayern
• Kerem Dermirbay → Leverkusen
• Thorgan Hazard → DortmundBayern take top spot. pic.twitter.com/QlEZq6MdHq
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 3, 2019