Site icon Telegrafi

Pesë top-modele të syzeve të diellit këtë verë: Retro-macja apo diva e magjishme?

Pos një palë detajesh me efektivitet të këtillë, asgjë më shumë nga shtojcat verore të modës nuk do t’ju jenë të nevojshme!

Mirëpo, trendët e sivjetmë vërtet janë të llojllojshëm dhe, para së gjithash, të guximshme, transmeton Telegrafi.

Prandaj jemi të sigurt që ndër modelet më të dëshirueshme të sezonit secila nga ju lehtë do të gjejë së paku një palë sipas shijes së vet, mirëpo secila nga këto syze të diellit do t’ju ndihmojë që edhe këtë pranverë të avanconi stilin tuaj:

1. Miniaturale

Kur në Festivalin e vjetëm të Filmit në Cannes, Rihanna doli në tepihun e kuq me syze miniaturale të diellit, çfarë janë bartur në vitet nëntëdhjetë, ka nisur një ndër trendët kryesorë të sezonit dhe ky model i syzeve aktualisht është më i dëshirueshmi.

2. Në formë zemre

Deri tani i kanë bartur vetëm disa femra, mirëpo syzet e diellit në formë zemre këtë sezon janë bërë hit edhe ndër trendesistet dhe blogeret e modës, ndërsa popullaritet më së shumti u ka sjellë shtëpia e modës “Saint Laurent” e cila i ka përfshirë në koleksionin e vet për sezonin aktual.

3. Me ngjyra

Syze mbresëlënëse të diellit me xhama në të gjitha ngjyrat e ylberit barten që nga viti i kaluar, ndërkaq edhe këtë sezon nuk shkohet askund pa to, por janë posaçërisht të popullarizuara në festivale.

4. Retro-maceje

Ky është një ndër modelet më mikluese të syzeve të cilat me vete bartin edhe një dozë të shijes parisiene. Mirëpo para se të shpenzoni paratë për një palë syze të këtilla, gjithsesi verifikoni në mos nëna apo tezja juaj kanë syze të vjetra retro-maceje për diell, sepse kështu do të jeni edhe më shumë retro.

5. Me detaje të pazakonshme

Për ato më të guximshme se ju, janë syzet e diellit me inxhi, kristale, lule dhe zbukurime të llojllojshme të tjera me të cilat me siguri do të joshni shikimet kudo që të shfaqeni. Edhe këtë trend e ka lejuar Rihanna.

/Telegrafi/

Exit mobile version