Mik apo vetëm i njohur i ish-dashnorit
Besojmë se kjo do të ishte një hakmarrje e ëmbël, mirëpo kjo vetëm do të tregojë se sa jeni e pikëlluar. E para, dëshironi vërtet të jeni personi i cili shkatërron miqësitë? E dyta, edhe nëse ekziston diçka midis jush, më mirë prisni dhe mendoni për çdo gjë me kokë të ftohur, transmeton Telegrafi.
Miku juaj
Ai, për të cilin ish-dashnori ka theksuar që vetëm shtiret si mik, ndërsa pikërisht çdo kohë është angazhuar që t’ju bëjë për vete, ndërkaq ju atë nuk e keni përjetuar. Ndërkaq nëse keni filluar ta shikoni ndryshe, së paku prisni që gjërat të qetësohen.
Ai për të cilin e dini se i pëlqeni
Sërish, mos luani me ndjenjat e të tjerëve, vetëm e vetëm që ta “ushqeni” egon tuaj. Veprimi i tillë kurrë nuk përfundon mirë as që do t’i zgjidhë problemet tuaja.
Lojtari
Përveç nëse që nga fillimi tregoheni se është ky vetëm një argëtim pa obligime… Problemi është që tek femra kjo pothuajse gjithmonë kalon në diçka më shumë, ndërsa në kokën e saj mbetet një shoqërim i përkohshëm.
Ish-dashnori
Ai para tij, ishte aq i mrekullueshëm për ju. Mirëpo, ekziston arsyeja përse e keni braktisur, andaj kujtoni atë çdo herë kur ju bie në mend, me siguri për atë që aktualisht jeni e vetmuar. /Telegrafi/