Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që duket të ketë qenë një sulm taleban i cili kishte në shënjestër një ekip të regjistrimit në qytetin lindor të Pakistanit Lahore, thanë zyrtarë dhe militantë.
Forcat e sigurisë rrethuan zonën Bedian Road në kryeqytetin aktiv të provincës Punjab pas shpërthimit, dhe ekipet e shpëtimit thanë se rasti ndodhi të mërkurën, pak para orës 8:00 sipas kohës lokale, shkruan afp.
Gjithashtu edhe ekipi e mjekësisë ligjore është parë në vendin e ngjarjes nga pamjet e publikuara në internet. /kp/