Telegrafi

Pesë të vrarë në një sinagogë në Jerusalem

Të paktën pesë persona raportohet se janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ndërsa të tjerë janë plagosur.

Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov, rreth orës 20:15, sipas orës lokale, raporton bbc.

Autoritetet shëndetësore raportuan për dhjetë të plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Departamenti i policisë izraelite tha se sulmuesi i dyshuar ishte “neutralizuar”. Ata e kanë cilësuar incidentin si sulm terrorist.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është vrarë nga forcat e sigurisë teksa po largohej nga vendi i ngjarjes.

Tensionet kanë qenë të larta që kur nëntë palestinezë u vranë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor.

Përleshjet mes forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë shpërthyen pas funeralit të një 22-vjeçari palestinez në veri të Jerusalemit dhe gjetkë në Bregun Perëndimor. /Telegrafi/