Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie nga të shtënat në Karolinën e Veriut

Pesë persona – duke përfshirë një oficer policie jashtë detyrës – janë vrarë pas të shtënave të enjten në Raleigh lindor, në Karolinë të Veriut, tha policia.

Dy persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve ishte një oficer i Raleigh K9 me lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe u lirua më vonë, thanë autoritetet. Personi tjetër i lëndua është në gjendje kritike, tha zëdhënësi i policisë Raleigh, Lt. Jason Borneo gjatë një konference për shtyp të enjten mbrëma, transmeton Telegrafi.

“Sonte, terrori ka arritur në pragun tonë. Makthi i çdo komuniteti ka ardhur në Raleigh”, tha guvernatori Roy Cooper në konferencën për shtyp. “Ky është një akt dhune i pakuptimtë, i tmerrshëm”.

I dyshuari u mor në paraburgim pak pas orës 21:30, tha Borneo. I dyshuari është një i mitur mashkull i bardhë, tha policia, dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen e Hedingham pranë lumit Neuse Greenway, tha Borneo. Ajo që pasoi ishte një sprovë prej disa orësh ndërsa autoritetet punuan për kapjen e të dyshuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version