Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur pas përplasjes së një aeroplani të vogël në Alpet franceze

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një mal në Francën juglindore, nga i cili aksident kanë gjetur vdekjen pesë persona, sipas mediave lokale.

Siç bëhet e ditur më tej, tragjedia ndodhi në orën 16:50 me orën lokale pranë qytetit të Adrets, në Isère, përcjell Telegrafi.

Përplasja përfshinte një aeroplan të vogël pasagjerësh të tipit Jodel D140 i cili ishte nisur nga Versoud pranë Grenoble dhe po merrte pjesë në udhëtimin e tij të parë.

Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra zjarrfikës dhe policë, ku në rrënojat u gjetën pesë trupa.

Katër nga viktimat besohet se janë nga e njëjta familje.

Prokurorët e Grenoble kanë urdhëruar një hetim për atë që ka ndodhur, thanë zyrtarët rajonalë. /Telegrafi/

Exit mobile version