Pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi një zjarr që filloi me djegien e të korrave është përhapur në vendbanime të ndryshme në Turqinë juglindore.
Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer në një zonë në afërsi të provincave Dijarbakir dhe Mardin.
I nxitur nga erërat, ai është përhapur me shpejtësi nëpër fshatrat Koksalan, Yazcicegi dhe Bagacik, ka njoftuar guvernatori i Dijarbakirit, Ali Ihsan Su.
Por, raportohet se zjarri është vënë nën kontroll, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale tha se 44 persona të prekur nga flakët dhe tymi janë trajtuar në spitale, me dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë.
Diyarbakır’ın Çınar ilçesinin Köksalan mahallesi ve Yazçiçeği köyü ile Mardin’in Mazıdağı ilçesi Yücebağ ve Yetkinler köyünde meydana gelen yangında 5 kişi hayatını kaybetti, 10’u ağır 44 kişi yangından etkilendi. Diyarbakır’da 3, Mardin’de 2 can kaybımız var. Olay sebebi ile 35…
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) June 21, 2024
Ndërkohë, në të gjithë veriperëndimin e Turqisë, zjarrfikësit po luftonin për të frenuar një zjarr në afërsi të qytetit Ayvacik në provincën Çanakala.
Askush nuk është lënduar, por autoritetet evakuuan fshatin Camkoy si masë paraprake.
Ndryshe, zjarri i fundit ishte njëri nga disa që shpërthyen në provincën e Çanakalasë gjatë javës së kaluar mes erërave të forta dhe temperaturave përvëluese të verës. /Telegrafi/