Telegrafi

Pesë të vdekur në Kroaci, një person hyri dhe qëlloi me armë në shtëpinë e pleqve

Pesë persona janë vrarë sot në një shtëpi të pleqve në qytetin Daruvar të Kroacisë, pasi një person hyri dhe qëlloi me armë.

Siç raportojnë mediat kroate pesë persona humbën jetën në vend, ndërkaq disa të tjerë u plagosën.

Pas kësaj vrasësi ka ikur, por policia arriti ta kapte shumë shpejt pranë një kafeneje.

Sirenat e të gjitha shërbimeve të mundshme të emergjencës po bien në qytetin e Daruvarit. /Telegrafi/