Pesë persona, duke përfshirë katër fëmijë, vdiqën dhe dhjetëra u shpëtuan të hënën në dy incidente të veçanta që përfshinin varka me emigrantë që shkonin në ishujt grekë nga Turqia e afërt.
Roja bregdetare greke tha se pesë persona vdiqën dhe 18 u shpëtuan pasi një varkë me 22 emigrantë u mbyt në verilindje të ishullit grek të Lesbos, afër Turqisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një zëdhënës i qeverisë tha se katër ishin fëmijë: një djalë 8-vjeçar dhe tre vajza të moshës 14, 8 dhe 11 muajsh.
A women died in the early hours of today in the sea area north of Samos when, according to the Greek coast guard, the passengers cut holes in the rubber boat that caused the boat to sink.
The woman was amongst 37 people on the boat, traveling from Turkey towards Samos. When the… pic.twitter.com/RFepj4yG2V
— Aegean Boat Report (@ABoatReport) August 28, 2023
Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur tre milje detare brenda ujërave turke.
Të mbijetuarit u dërguan në portin kryesor të Lesbos, Mytilene, ku dy persona u transferuan në një spital lokal. /Telegrafi/