Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur dhe 77 raste të reja me coronavirus në Kroaci

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 77 raste të reja me virusin SARS-CoV-2 dhe pesë persona kanë ndërruar jetë.

Numri i të infektuarve aktualisht (raste aktive) në Kroaci janë gjithsej 881, që është 151 më pak se të premten, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Midis tyre, 134 pacientë janë në spital, nga të cilët nëntë janë në oksigjeno terapi, njofton jutarnjilist.

Që nga 25 shkurti 2020, kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, tashmë gjithsej janë 4,792 persona të infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se 133 kanë vdekur dhe 3.778 janë shëruar (223 më shumë sesa të premten) gjersa aktualisht janë 3350 njerëz në izolim.

Ndryshe, deri më tani janë testuar gjithsej 110.514 persona, nga të cilët 1,156 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version