Telegrafi

Pesë të vdekur dhe 10 persona në gjendje të rëndë nga coronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2370 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 228 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 197,376 raste shërimi nga COVID-19.

Aktualisht në rang vendi janë gjithsej 5235 pacientë aktivë me COVID. 144 pacientë po trajtohen në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika për datën 19 dhjetor 2021

Raste të reja ditore    228

Të shëruar në 24 orë   321

Të shtruar në spitale     144

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore    2370

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    2464

Fier    619

Shkodër   363

Durrës   339

Gjirokastër  310

Elbasan  288

Berat   256

Vlorë    216

Lezhë   129

Korçë   125

Kukës   67

Dibër   59