Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur afër stadiumit të Euro 2016

Pesë persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pasi një banesë u përfshi nga një zjarr.

Thuhet se objekti gjendej afër stadiumit ku do të mbahet edhe Euro 2016, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

Zjarri, nga i cili 9 të tjerë mbetën të lënduar, erdhi vetëm tre ditë para se të fillojë loja në kryeqytetin e Francës, Paris.

Njerëzit hidheshin nga ndërtesa katërkatëshe në periferi të Saint-Denis, për të shpëtuar jetën e tyre.

Policia po heton shkakun e zjarrit që ndodhi vetëm një rrugë më larg nga stadiumi ku Franca do të luajë të premten me Rumaninë, në ndeshjen e hapjes së turneut.

Exit mobile version