Telegrafi

Pesë të mitur e rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Fushë Kosovë

Në një shkollë të Fushë Kosovës ndodhë një rrahje mes disa personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka theksuar për Telegrafin se sot. në shkollën fillore Mihajl Grameno në Fushë Kosovë, një grup i të miturve prej pesë personash e kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre.

Sipas tij, i mituri i sulmuar është lënduar lehtë nga kjo përplasje. /Telegrafi/