Site icon Telegrafi

Pesë të lënduar në sulmin me sëpatë në Dyseldorf (Foto/Video)

Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë. Sulmi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00.

Dy arrestime ishin bërë menjëherë. Zëdhënësi i policisë, Rainer Kerstiens, thotë për AP se shumë sulmues tjerë mund të kenë ikur.

Dëshmitarët kanë parë shumë persona të shtrirë për toke, të rrethuar nga gjaku.
Stacioni që shfrytëzohet nga së paku një çerek milioni pasagjerë në ditë, momentalisht është i mbyllur. /Telegrafi/

Exit mobile version