Telegrafi

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj rreth orës 17:00, ku kanë mbetur pesë të lënduar.

Për KosovaPress, zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Deri te aksidenti me lëndime ka ardhur si pasojë veprimit të parregullt të njërit nga drejtuesit.

Zahiti konfirmoi se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. /KP/