Pesë persona kanë kërkuar tretmanë mjekësor, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, sot rreth orës 19:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksidentin që ka ndodhur në segmentin rrugor në Vushtrri janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/