Në një aksident komunikacioni në magjistralen Gostivar – Kërçov, në afërsi të Strazhës, janë lënduar pesë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, kur një veturë ”Mercedes”, me regjistrim italian, është përplasur me një veturë ”Golf”, me regjistrim të Maqedonisë.
Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarrjes, ndërkaq aksidenti shkaktoi bllokimin e magjistrales për dy orë. Rruga tashmë është e çbllokuar./Telegrafi/